Arrestohet personi që goditi një fëmijë dhe iku nga vendi i ngjarjes

  • 02 June 2019 - 11:35
Arrestohet personi që goditi një fëmijë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Të enjten në Prishtinë një person ka goditur me veturën e tij një fëmijë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas tri ditësh policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin

“Raportohet se me datë 30.2019 rreth orës 17:15 viktima –fëmijë femër K-Shqiptare  gjersa ka qenë në rrugë është godit nga një veturë e panjohur e cila pas goditjes  ka ik nga vendi i ngjarjes. Njësit e Hetuesisë me datë 01.06.2019 kanë arrit që ta identifikojnë veturën dhe të dyshuarin mashkull K-Shqiptar të cilin  e kanë arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)