Skenderaj, digjet një shtëpi nga rryma

  • 02 June 2019 - 12:30
Skenderaj, digjet një shtëpi nga rryma

Një person nga Skenderaj ka raportuar në polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri si pasojë e rrjetit elektrik

Rasi ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Rakinicë të Skenderajt dhe përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)