Cimeri i Hashim Thaçit u gjet i masakruar në dhomën e tij, publikohet video e Ali Ukës

  • 02 June 2019 - 12:41
Cimeri i Hashim Thaçit u gjet i masakruar në dhomën e tij, publikohet video e Ali Ukës

Vrasja e ish cimerit të Hashim Thaçit, Ali Uka është riaktualizuar së fundi ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit i Shqipërisë, Sali Berisha kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Berishës, Thaçi është arrestuar në Shqipëri pasi u vra gazetari Ali Uka.

“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij”, ka thënë Berisha. 

Kurse, Thaçi ka deklaruar se të gjitha informacionet dhe indiciet për vrasjen e gazetarit Ali Uka, në 30 korrik të 1997, të çojnë tek zyra e ish-presidentit Berisha.

“Dua të them një fakt për herë të parë. Është e vërtetë se Ali Uka atë kohë pretendonte dhe donte të botonte në shtyp të vërtetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Uka punonte në gazetën “Shqiptare”. Remzi Hoxha i cili sipas Aliut kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në Ohër në mes të Sali Ramë Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit. Pra Presidentit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte arrestuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut të conte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës, tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës. Pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar atëherë skemën e Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH. Aliu fliste me fakte që Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë Krujë dhe Shkodër dhe që kontraktonin dhe merreshin me kontrabandë por para së gjithash të armatimit të njësive paramilitare të serbëve edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnje. Këto deklarime të tij për mua kanë qenë intriguese. Sali Berisha e di shumë mirë kush e ka vra Ali Ukën. Me emër dhe mbiemër. E di se kur u burgos, si u dënu dhe kur u liru me ndikim të drejtpërdrejtë të Sali Ramë Berishës. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pi me të në tavolinë, me dy nga këshilltarët e Sali ramë Berishës dhe dy persona të tjerë”, tha Thaçi. 

E së fundi, në rrjetet sociale është publikuar një video e gazetarit, Ali Uka, i cili i gjet i masakruar më 30 korrik të 1997.

“Ky ishte gazetari - Ali Ukaj, i cili u vra në Tiranë në vitin 1997. Kjo vrasja e mistershme akoma mbetet e pa zbardhur. Video inqezim nga : Fahri Gërvalla. Dobovik, 22. Mars. 1992”, thuhet në përshkrimin e videos, përcjellë “Kosova Sot Online”.

 

Ky ishte gazetari - Ali Ukaj, i cili u vra në Tiranë në vitin 1997. Kjo vrasja e mistershme akoma mbetet e pa zbardhur. Video inqezim nga : Fahri Gërvalla. Dobovik, 22. Mars. 1992.

Posted by Ekrem Gegë Gërvalla on Friday, May 31, 2019

(Kosova Sot Online)