Shefi i NATO-s mbërrin në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

  • 02 June 2019 - 15:39
Shefi i NATO-s mbërrin në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur pak pas mesdite në Tiranë.

Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ata kanë zhvilluar një takim të shkurtër ku është diskutuar për situatën në vend.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurtër për shtyp.

Më pas Sekretari Stoltenberg do te zhvilloje një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë. 

Ministria e Mbrojtjes thotë se më vonë do të jepen detaje për oraret dhe mbulimin e vizitës.

(Kosova Sot Online)