Dy orë para protestës së shtatë të opozitës, Basha njoftim në rrjetet sociale

  • 02 June 2019 - 17:02
Dy orë para protestës së shtatë të opozitës, Basha njoftim në rrjetet sociale

Dy orë para protestës së shtatë të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha shprehet i vendosur dhe i prerë.

Në një postim të bërë në Facebook, bashkangjitur edhe me një video, kreu i PD, shkruan se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa edhe një herë ka bërë thirrje për protestën sot në orën 19:00.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës.

“Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!

Nuk durohet më!

Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

 

Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Posted by Lulzim Basha on Sunday, June 2, 2019

(Kosova Sot Online)