Labinot Tahiri paralajmëron diçka të madhe në seancën e radhës të Kuvendit

  • 02 June 2019 - 17:22
 Labinot Tahiri paralajmëron diçka të madhe në seancën e radhës të Kuvendit

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetin social facebook, teksa ka paralajmëruar se diçka do të ndryshojë në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Tahiri, ka thënë se ai nuk është servil, dhe nuk do të lejojë që të luhet me jetën e tij.

Lexoni shkrimin e plotë

Labinot Tahiri!Një shpjegim i rendesishëm nga unë për jetën time në këto dy vite në parti dhe në Parlament!!!Kur kam bërë betimin në kuvend, ashtu e kam mbajt dhe do ta mbaj gjithmonë, i pa korruptuar, i pa dirigjuar dhe i duhur vetëm për vendin.

Servil nuk linda, nuk jam as nuk do të jem kurr ne jetë.

I kam bërë veprat dhe besnikërinë me shpirt, guxim dhe zemër, por nuk do lejojë dhe nuk kam për të lejuar se mund të ketë njeri që shkel mbi autoritetin tim apo mbi veprat e mia ciladoqofshin në të mirën e vendit.Aty ku ka HIJENA, nuk ka frik, por ka vetëm humbje besimi për shkakun se e trazojnë lirinë e atyre që jetojnë jo të fuqishëm e që duan fuqi e kujdesje( qytetarêt) apo antarët e partisë!!

Pra hijenat ua shkatrrojnë Lirinë njerëzve ku do qofshin ata që duan te punojnë ndershëm dhe mirë.

Pra do jem luftëtari numër 1 i të këqijave që bëhen për rreth meje dhe shoqerisë.Te njerëzit që iu kam besuar, e kam humbur besimin , dhe e kan humbur njeriun më besnik që kanë pasur afër vetës!Cilet janë ata e din shumë mirë!Në seancën më të afërt, do të bëj ndryshimin e radhës vetëm që të ju tregojë se nuk ka lojë me hapat e jetës sime!Vota ime mbretëron dhe vlenë edhe për shumë ndryshime!Përherë në shërbim të njerëzve Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Image

(Kosova Sot Online)