Iraku dënon me vdekje edhe dy francezë tjerë të ISIS-it

  • 02 June 2019 - 18:15
Iraku dënon me vdekje edhe dy francezë tjerë të ISIS-it

Një gjykatë në Bagdad i ka dënuar me vdekje dy qytetarë francezë për shkak të pjesëmarrjes në luftime në grupin ekstremist të Shtetit Islamik.

Ky vendim e çon në nëntë numrin e qytetarëve francezë të dënuar me vdekje në dy javët e fundit nga drejtësia irakiane.

Personat e dënuar janë në grupin e 12 qytetarëve francezë që ishin arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Ata më pas ishin dërguar në Irak në janar të këtij viti.

Në anën tjetër, autoritetet franceze kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta shpëtuar këtë grup nga ekzekutimi në Irak.

Përndryshe, organizata “Humans Rights Watch” i ka akuzuar hetuesit irakianë për përdorim të disa llojeve të teknikave të torturës, ndërsa thotë se Franca dhe shtetet tjera nuk duhet ta lënë gjykimin e të dyshuarve të ISIS-it në dorën e sistemeve abuzuese të drejtësisë, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)