Atifeta Jahjaga dhe kongresisti amerikan çmendin Serbinë

  • 02 June 2019 - 20:41
Atifeta Jahjaga dhe kongresisti amerikan çmendin Serbinë

Kongresisti amerikan, Tim Burchett, ka thënë se ka biseduar me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për “serbët e ndyrë”.

Kështu nis një artikull i agjencisë serbe të lajmeve B92, për një shkrim në rrjetin social Twitter, në internet, që politikani republikan e ka bërë më 30 prill, e i cili ishte raportuar në mediat kosovare.

B92 thotë, duke cituar gazetën beogradase Blic, se kongresisti republikan ka lëshuar ato që ajo i ka quajtur fyerje skandaloze ndaj serbëve, gjatë një videomesazhi për takimin me Jahjagën, të cilën ai e ka lavdëruar.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata”, ka thënë kongresisti.

“Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, ka deklaruar më tej ai.

(Kosova Sot Online)