Shpërthen Badallaj: Kosova do të bëhet hallakam!

  • 03 June 2019 - 07:40
Shpërthen Badallaj: Kosova do të bëhet hallakam!

“Poqëse ndodh kjo që po e thotë ish-këshilltari i presidentëve amerikan, se Kosova do t´ia jap Serbisë Veriun dhe do t´i marrë shtatë fshatra te Luginës së Preshevës, jam i sigurt se Kosova do të bëhet hallakam”, thotë analisti Badallaj për "Kosova Sot Online”

Duke reaguar rreth paralajmërimeve që ka bërë David Philips ish Këshilltari i State Departament-it gjatë administratave të Presidentëve Clinton, Bush dhe Obama, sipas të cilit Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë do ta publikojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijve para takimit të Parisit që do të mbahet në 1 korrik, marrëveshje e cila parasheh që t’ia japë Serbisë Veriun dhe do t’i marrë 7 fshatra të Luginës së Preshevës, ndërsa Liqeni i Gazivodës do të lihet nën mbikëqyrje ndërkombëtare, analisti politik Reshat Badallaj ka thënë se do të jetë e pa mundur që të ruhet stabiliteti dhe siguria në Kosovë për shkak të trazirave dhe kundërshtimit të kësaj marrëveshje-plani, praj duhet përgatitur për të parandaluar atë.

Image

 

“Poqëse ndodhë kjo që po e thotë ish-këshilltari i State Departament-it të presidenteve amerikan se Kosova do t´ia jap Serbisë Veriun dhe do t´i marrë shtatë fshatra të Luginës së Preshevës, jam i sigurt se do të bëhet hallakam Kosova,për të mos thënë edhe kasaphane. Kjo është e pashmangshme, dhe dihet se kush do ta mban përgjegjësinë për këtë gjakderdhje. Kjo të jeni sigurt se nuk do të kaloj pa viktima,mjerisht”.

Sipas Badallajt, "përpjekja për zbatimin e një plani të tillë do te jete moment ky edhe për ta përndjekur Hashim Thaçin nga Kosova së bashku me suitën e tij që kanë punuar deri më tani në atë drejtim. “Përpos kësaj ku do të gjejnë vend krye kuislingu Hashimi i Brojës dhe këlyshi i Serbisë fashiste, langoi i UDB-ës, spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Vendi nuk mund të shitet për interesa të tyre personale, për thasët me para dhe se askush nuk mund t`i vë interesat e tyre personale e hajdute mbi interesat kombëtare që është derdhur gjak me shekuj brez pas brezi”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)