Ja si do të jetë moti për Bajram

  • 03 June 2019 - 08:45
Ja si do të jetë  moti për Bajram

Java e parë e qershorit me mot jostabil dhe shtrëngata me shi. Në pjesën e dytë të javës temperatura verore.

Ditëve të para të muajit qershor dhe të verës meteorologjike që ka filluar më 1 qershor, mbi vendin tonë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Nga pjesa e dytë e javës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon që do të sjellin më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave maksimale në 27C deri 29C, në fundjavë.

4.06 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

(Kosova Sot Online)