Imami shqiptar e përsërit: Të falemi shqip, arabishtja s’është gjuhë e islamit

  • 03 June 2019 - 08:48
Imami shqiptar e përsërit: Të falemi shqip, arabishtja s’është gjuhë e islamit

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka deklaruar përsëri se besimtarëve islamë i’u lejohet falja edhe në gjuhën shqipe.

Ai e ka përsëritur deklaratën e tij, pas reagimeve ndaj tij nga hoxhë tjerë.

“Unë nuk kam thënë që ‘duhet të falemi shqip’ por kam thënë që ‘lejohet të falemi shqip’, dhe për këtë kam përmendur një delikt të njohur nga shkolla juridike ‘hanefite’”, ka shkruar Gashi të dielën, në llogarinë e vet në “Facebook”.

Imami pejan ka këmbëngulur se falja në shqip nuk është e ndaluar.

“Unë vazhdoj të insistoj që nuk ekziston argument decidiv sheriatik që e ndalon një gjë të tillë, sidomos për ata që nuk e njohin arabishten dhe nuk dinë ta shqiptojnë kuranin në origjinal”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)