Tsipras pëson humbje edhe në zgjedhjet lokale

  • 03 June 2019 - 09:07
Tsipras pëson humbje edhe në zgjedhjet lokale

Kryeministri grek, Alexis Tsipras pranoi sonte humbjen e kandidatëve të partisë së tij në pushtet Siriza, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke thënë se njeriu “duhet të di si të fitojë, por edhe të pranojë humbjen.”

Ai uroi fituesit e Demokracisë së Re të opozitës, duke thënë se në mes të dy palëve mund të ketë një qëndrim të përbashkët mbi disa çështje, sipas gazetës greke Kathimerini.

“Tani bashkojmë forcat tona për nënën e të gjitha betejave dhe këto janë zgjedhjet parlamentare“, shtoi Tsipras.

(Kosova Sot Online)