Qyteti në të cilin “rriten” paratë në pemë

  • 03 June 2019 - 09:11
Qyteti në të cilin “rriten” paratë në pemë

Skagway, pjesë e Alaskës së SHBA-ve, sythat e bredhave kanë një rol të madh në ekonominë lokale. Kjo, pasi që vendasit dhe vizitorët i shesin ato në këmbim të parave dhe mallrave.

Sythat e gjetheve të këtyre pemëve janë element i rëndësishëm në prodhimin e vajrave estetikë dhe mjekësor, transmeton lajmi.net.

Marrëveshjet në Alaska për sythat e bredhave  filluan me fisin Tlingit, i cili tregoi se ato ishin shumë të pasura me vitaminën C dhe se mund të përdoreshin më së miri në çaj shumë kohë para ardhjes së eksploruesve britanikë.

Por kapiteni James Cook, i cili vizitoi Alaskën në fund të viteve 1770, zbuloi një veti të shkëlqyeshme të kësaj bime e cila ndihmonte në parandalimin e skorbutit midis marinarëve të tij.

Vetëm 400 gram prej këtyre sythave të bredhit kushtojnë 5 dollarë.

(Kosova Sot Online)