Thaç nis takimin me delegacionin francezo-gjermanë

  • 03 June 2019 - 10:01
Thaç nis takimin me delegacionin francezo-gjermanë

Presidenti Thaçi ka pritur me mëngjes delegacionin francezo-gjermanë, saktësisht në orën 09:30. Mediat nuk janë lejuar të marrin as pamje.

“Do të lëshojmë komunikatë për media”, kanë thënë zyrtarët e informimit të Presidencës.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, Zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

(Kosova Sot Online)