SKANDALOZE: "Ku është Prokuroria, edhe pse Z- Mobile e dëmtoi PTK-në me mbi 200 milionë euro?!!! "

  • 03 June 2019 - 10:00
SKANDALOZE:

”Edhe pse e kemi argumentin se si shkoi në Z-MOBILE edhe Fatos Shema, njeriu kryesor që ka qenë këshilltar i ish krye shefit Shqyri Haxha dhe në vazhdimësi, deri në kohën e ish krye shefit Agron Mustafa, dhe i cili ka pasur qasje dhe ai tani është pjesë e negocimit të Z-mobile për vazhdimin e kontratës me Telekomin, por tash zyrtarisht në ekipin e Blerim Devollit, shtrohet pyetja se edhe çfarë dëshmie shtesë I duhet Prokurorisë Speciale, për të burgosur të gjithë të implikuarit në krimet e Devollëve me Telekomin e Kosovës, dhe jo vetëm”, thotë analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”

Me kalimin e kohës dhe zbardhjen e fakteve të një pasnjëshme nga puna e komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për PTK-në dhe abuzimet në dëm të PTK-së me kontratën Z Mobile, po dalin në shesh prapaskenat që janë përgatitur nga Devollët, përmes njerëzve të tyre të blerë brenda PTK-së për ta shkatërruar dhe për ta gllabëruar për vete këtë ndërmarrje, ndër më profitabilet që kishim deri para pak vitesh në vend.

 

Image

Ishte një rrëfim i detajuar, i zgjeruar, i krye sindikalistit të PTK-së Lamih Balajt para komisionit, i cili ka tronditur opinionin publik me zbulimin e skenarit të rrënimit të PTK-së të përgatitur nga Devollët bashkë me drejtuesit kryesor të PTK-së që i kishte blerë me pozita të reja në Z- Mobile.

Analisti politik Ragip Guraziu, tha për “Kosova Sot Online” se ka mbetur i befasuar me ato informata të publikuara "se si qe e mundur që vëllezërit Devolli për t'i blerë të gjithë shefat e PTK-së në mbi 10 vitet e fundit dhe për ti bërë ata argat të interesit të vetë me qëllim të shkatërrimit gradual të PTK-s dhe Vala".

 

“Kjo është vërtetë për t`u hetuar e gjykuar nga drejtësia sepse këtë e zbardhi dhe e zbërtheu fare mirë kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj, gjatë raportimit të tij para Komisionit Hetimor lidhur me gjendjen në PTK dhe Vala, ku tregoi me fakte se si Z Mobile e shkeli PTK-në dhe ja shkaktoi mbi 200 milionë euro dëme PTK-së, duke e quar drejt falimentimit. Pastaj, siç po thuhet, njerëzit që kanë qenë kryesor, që kanë qenë në Telekom, para një viti ose para pesë gjashtë muajve kanë shkuar në Z-mobile, janë zëvendës drejtor të Z-mobile, shembulli,se si shkoi në ZMOBILE edhe Fatos Shema, njeriu kryesor që ka qenë këshilltar i ish kryeshefit Shqyeri Haxha dhe në vazhdimësi deri në kohën e ish kryeshefit Agron Mustafa, dhe i cili ka pasur qasje dhe ai është pjesë e negocimit të Z-mobile për vazhdimin e kontratës me Telekomin, por tash zyrtarisht në ekipin e Blerim Devollit, ndërkaq përmbi 10 vite ka marrë pagë në Telekom por ka punuar si gjithë të tjerët për interesat e Devollëve, kjo tregon përgatitjen e qëllimshme të skenarit të shkatërrimit të PTK-së nga brenda. Këtu ka mjaft se çka të heton Prokuroria e shtetit dhe përgjegjësit t`i nxjerr para gjyqit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, marrja e rolit për ndërmjetësim , për vazhdimin e kontratës PTK- Z Mobile tani nga ish drejtuesit që kanë qenë në PTK flet më së miri se si është bërë plani i rrënimit të kësaj kompanie nga Devollët me njerëzit e blerë brenda PTK-së.

“Kur kemi këtë dëshmi,shtrohet pyetja; si I kanë blerë vëllezërit Devolli të gjithë shefat e PTK-së në mbi 10 vitet e fundit, derisa akuzoi Kreu i sindikatës së PTK-së, se edhe Fatos Shema, i cili ishte këshilltar në Telekom, tash është negociues i vazhdimit të kontratës me Z-mobile, dhe kur kemi parasysh se si i akuzon kryesindikalisti duke thënë se “në kontratë thuhet që ka obligim Z-mobile me u akordua me Telekomin e Kosovës për futjen e pakove në treg dhe kjo nuk është respektuar, atëherë edhe çka i duhet Prokurorisë për ta vërtetuar krimin dhe gjykatës për ta gjykuar atë”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Guraziu, "Prokuroria ka fakte të mjaftueshme për të ndërhyrë në ndërprerjen e kontratës Telekom- Z- Mobile edhe duke u bazuar në të dhënat që i zbuloi krye sindikalisti Lamih Balaj sipas të cilit njerëzit që kanë qenë kryesor, që kanë qenë në Telekom, para një viti ose para pesë gjashtë muajve kanë shkuar në Z-mobile dhe tani janë zëvendës drejtor të Z-mobile".

“Edhe pse e kemi argumentin se si shkoi në Z-MOBILE edhe Fatos Shema, njeriu kryesor që ka qenë këshilltar i ish krye shefit Shqyri Haxha dhe në vazhdimësi, deri në kohën e ish krye shefit Agron Mustafa, dhe i cili ka pasur qasje dhe ai tani është pjesë e negocimit të Z-mobile për vazhdimin e kontratës me Telekomin, por tash zyrtarisht në ekipin e Blerim Devollit, shtrohet pyetja se edhe çfarë dëshmie shtesë I duhet Prokurorisë Speciale, për të burgosur të gjithë të implikuarit në krimet e Devollëve me Telekomin e Kosovës, dhe jo vetëm”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )