Kryeministri Haradinaj pret në takim gjeneralin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario

  • 03 June 2019 - 10:10
Kryeministri Haradinaj pret në takim gjeneralin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Haradinaj ka falënderuar komandantin e KFOR-it për punën që ushtarët e misionit paqeruajtës po bëjnë për krijimin e klimës paqësore dhe mjedisit të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë dhe vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.

Kryeministri tha se institucionet vendore të sigurisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, dhe do të jemi partnerët të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet. (Kosova Sot Online)