Delegacioni nga Berlini e Parisi takon edhe Isa Mustafën

  • 03 qershor 2019 - 12:50
Delegacioni nga Berlini e Parisi takon edhe Isa Mustafën

Pas takimit që pati presidenti i Kosovës me delegacionin gjermano-francez, ky delegacion në orën 13:00 pritet që të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Delegacioni gjermano-francez pas takimit me delegacionin kosovarë në një takim ndaras do ta takojë të parin e LDK’së, Isa Mustafën.

E ndërkohë në takimin e presidentin, ky delegacion ka folur për takimin e Parisit, derisa është folur edhe për vazhdimin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropia.

Pas takimit me Thaçin, delegacioni ka vazhduar në Qeveri aty ku po takohen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës është paraparë edhe takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

(Kosova Sot Online)