Aksident i shumëfishtë në autostradë, përplasen gjashtë automjete

  • 03 June 2019 - 13:28
Aksident i shumëfishtë në autostradë, përplasen gjashtë automjete

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë gjashtë makina, të cilat kanë marrë dëmtime të theksuara.

Sipas “Balkan Web”, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku si dhe probleme në qarkullim në këtë aks rrugor.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.

(Kosova Sot Online)