Filluan punimet në rrugën Junik – Deçan

  • 03 June 2019 - 14:12
Filluan punimet në rrugën Junik – Deçan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune.

Këto dy projekte infrastrukturore, vlera e të cilave shkon në gjysmë milioni euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni me potenciale të mëdha.

Lekaj i bëri vizitë plantacionit të pemtarisë “Luna”, ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë Haradinaj dhe dikasterit që ai drejton nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune.

(Kosova Sot Online)