Flet Ibrahim Kelmendi: Ja kush janë përgjegjësit kryesor për vrasjet politike

  • 03 June 2019 - 14:10
Flet Ibrahim Kelmendi: Ja kush janë përgjegjësit kryesor për vrasjet politike

Një debat i ashpër me akuza dhe kundër akuza, ka shpërthyer së fundi mes ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha, e ka akuzuar Hashim Thaçin se është peng i dosjeve për rreth 200 vrasje të anëtarëve të LDK-së të periudhës së pas luftës dhe se së është arrestuar pas vrasjes së shokut të dhomës së tij, gazetari Ali Ukaj. Ndërsa kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, si kundërpërgjigje ndaj Berishës, ka thënë se është pikërisht vetë Berisha ai që ka përgatitur vrasjen e gazetarit, Ali Ukajt.

E duke folur lidhur me këtë temë, njëri nga anëtarët e LPK-së, luftës, Ibrahim Kelmendi ka thënë për “Kosova Sot Online”, se është shumë për keqardhje se si po shpërdorohen politikisht vrasjet e anëtarëve të LDK-së, gjatë e pas lufte.

Image
Ibrahim Kelmendi

Ai thotë se kjo çështje po keqpërdoret për poena politikë dhe nuk po bëhet asgjë për zbardhjen e tyre, sidomos të vrasjeve që kanë ndodhur në Shqipëri dhe për të cilat pushteti mund të ketë informata të mjaftueshme.

“Se këtë e kanë bërë disa veprimtarë të LDK-së, kryesisht gjatë fushatave zgjedhore, i kuptoj, meqë dinin se duke simuluar rrolin e viktimës, do t'u shtoheshin votat. Por, se do të shpërfaqet edhe Salih Berisha, nuk e kam prit, meqë nuk po i ka hije. Atje kishte ai pushtet absolut dhe ka pas mundësi të ushtron presion në institucionet kompetente të hetojnë e gjykojnë katër vrasjet e bujshme, të ndodhura në territorin e Shqipërisë: vrasjet e Remzi Hoxhës, Ali Ukës, Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai më tej, është shprehur se edhe në Kosovën e pas lufte, në sistemin e drejtësisë kryesisht kanë dominuar njerëz të LDK-së, prandaj edhe ata kanë përgjegjësi pse nuk kanë punuar më shumë për zbardhjen e vrasjeve që tani vazhdojnë t’i përdorin për poena politikë në fushata të ndryshme. 

“Edhe në Kosovë, shumica e kuadrove në sistem të drejtësie janë LDK-istë. Edhe pushtet ka ushtruar LDK. Në vend që të japin llogari, përse nuk kanë hetuar vrasjet, ata po vazhdojnë të simulojnë lotët e krokodilit. Një rast ishte tepër flagrant në Pejë në armiqësinë e madhe mes Kelmendëve LDK-istë dhe Elshanëve Aleancistë. Një vrasës mercenar, tropojan, u kap në flagrancë. Ai gjykatësit hetues i ka pas deklaruar se me Kelmendët ishte marrë vesh për të 5000 Euro për secilën vrasje që do ia kërkonin ata. Dhe kur gjykatësi hetues i patë bërë pyetje sygjestionuese, si vritet njeriu për 5000 Euro, ai duhet të ketë thënë se në Tropojë kishte vra edhe për 200 Euro. Ajo „intervistë“ ka qenë hit atëherë. Në shqyrtim gjyqësor, famozi gjykatës, Ukë Muça, e pat liruar atë vrasës për mungesë provash”, tha ai për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi po ashtu thotë se ishte sekret publik se narkodileri, Naser Kelmendi duhej ta kishte paguar mirë, që të mos bëhej proces profesionistë, meqë rrezikohej zbulimi i shumë vrasjeve që kishin ndodhur. 

“Mundë që ai „skandal“ pat shkaktuar dëbimin e Ukës nga Gjykata dhe ushtrimi i profesionit të gjykatësit. Do të duhej të pyeten drejtuesit e institucioneve kompetente, në Kosovë e Shqipëri, përse nuk po i hetojnë e gjykojnë vrasjet, sepse është bërë monoton zhurmimi i politikanëve, për interesa të tyre”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)