Fatmir Limaj: Kryetema e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë njohja reciproke

  • 03 June 2019 - 14:51
Fatmir Limaj: Kryetema e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë njohja reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë Fatmir Limaj është shprehur falënderues për përkushtimin e kancelares Merkel dhe Presidentit Makron për procesin e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, për ne është i mirëseardhur. Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Në takim përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentin Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris”.

Limaj ka thënë se për Kosovën kryetemë e dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke.

“Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar. Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjendë të qartë. Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke”.

(Kosova Sot Online)