Temperatura në Indi shkon në 50 gradë

  • 03 June 2019 - 16:26
Temperatura në Indi shkon në 50 gradë

India është duke u përballur me një valë të të nxehtit. Temperaturat në shumë pjesë të këtij shteti kanë shkuar në mbi 45 gradë. Përndryshe, temperatura në rajonin e Rajasthanit të dielën shkoi në 50.8 gratë. Lajmin e bëri të ditur departamenti i meteorologjisë.

Për shkak të temperaturave shumë të larta, rajoni i Pradeshit e ka shpallur rrezikun e kushteve të nxehtësisë së madhe. Të dyja këto shtete dallohen për temperatura të larta gjatë verës. Sidoqoftë, ky vit ka qenë i rëndë në këtë aspekt edhe për pjesët tjera të Indisë.

Departamenti indian i meteorologjisë ka njoftuar se vala e të nxehtit ka gjasa të mbretërojë edhe në ditët e ardhshme. Disa vullnetarë kanë dalë në rrugë për të shpërndarë ujë dhe pije tjera të ftohta falas në semaforë dhe nëpër trotuare, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)