Bashkësia Islame del me njoftim për faljen e namazit të Bajramit

  • 03 June 2019 - 16:29
Bashkësia Islame del me njoftim për faljen e namazit të Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  hëne, më 3 qershor 2019.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 4 qershor 2019.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Myftiu Tërnava organizon pritje për urime për fiter bajram .

Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 4 qershor 2019, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

(Kosova Sot Online)