Bashkëpartiku i Angela Merkelit gjendet i vdekur në pronën e tij

  • 03 June 2019 - 17:32
Bashkëpartiku i Angela Merkelit gjendet i vdekur në pronën e tij

Politikani gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU, Walter Lübcke, është gjetur i vdekur në pronën e tij në Kassel. E policia po beson që ai është vrarë me një plumb në kokë, raporton Deutsche Welle.

Detajet e këtij krimi ende nuk janë bërë të ditur, pasi që në pronën ku është vrarë Lübcke nuk është gjetur arma.

Policia gjermane ka njoftuar se ka kontrolluar në detaje gjithë pronën ku kishte ndodhur krimi si dhe zonën përreth, duke pranuar se ka intervistuar edhe fqinjët e viktimës. 

Libke dhjetë vite i kaloi në kuvendin  e Hessen-it, kurse në vitin 2009 mori postin e kryetarit të Kasselit.

(Kosova Sot Online)