Dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës

  • 03 June 2019 - 20:18
Dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës

Shoqata “Ngritja e Zërit” ka hartuar padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës.

Për të pesën herë ia kanë mësyrë Gjykatës Kushtetuese.

Shoqata “Ngritja e Zërit” edhe një herë në këtë gjykatë po dorëzon kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme.

E gjithçka ka të bëjë me kërkesat për kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e Serbisë. 

Gjykata e rregullta në vazhdimësi kanë hedhur poshtë kërkesat e shoqatës “Ngritja e Zërit”, të cilët kanë ushtruar padi kundër Serbisë, në gjykatat kosovare.

Jahir Bejta, nga kjo shoqatë thotë se organet e drejtësisë, gabimisht po e interpretojnë ligjin.

Sipas Bejtës, të gjitha gjykatat e rregullta gabimisht po e veprojnë në këto rastet kur qytetarët po ngrenë padi të tilla.

Por, ai ka ankesa edhe në vet Gjykatën Kushtetuese së cilës ju drejtuan këtë të hënë.

Pavarësisht kësaj Jahir Bejta, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë padi për kompensim të dëmeve të luftës, veçanërisht këtë ta bëjnë para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Pos kësaj, përfaqësuesit e shoqatës “Ngritja e Zërit” kritika të ashpra kanë edhe në drejtim të parlamentit të Kosovës, pasi që sipas tyre ata nuk kanë nxjerre një ligj për Krimet e Luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

(Kosova Sot Online)