Tragjedi në ditën e Bajramit: 30-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës

  • 04 June 2019 - 15:53
Tragjedi në ditën e Bajramit: 30-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në  rrugën “Tre dëshmorët”, rreth orës 13:30, ndërsa i riu dyshohet të ketë qenë në ksuhtet e depresionit.

Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30 në rrugën “Tre dëshmorët” shtetasi A.A.,30 vjeç, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë  hedhur  nga  kati i 7 i pallatit, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)