45 vjeçari shqiptar gjendet pa shenja jete, policia jep detajet

  • 04 June 2019 - 19:07
45 vjeçari shqiptar gjendet pa shenja jete, policia jep detajet

Një 45 vjeçar është gjetur i vdekur pranë një kabine elektrike në Fier.

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja”, ku ka humbur jetën shtetasi me iniciale V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korrenti”, sqaron policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)