Një imam arrestohet në Francë pasi blente anije për emigrantë ilegalë

  • 04 June 2019 - 20:24
Një imam arrestohet në Francë pasi blente anije për emigrantë ilegalë

Një gjykatë franceze ka dënuar një imam kurd që jetonte në Francë pasi blente anije që të sillte më shumë emigrantë dhe që të i dërgonte disa edhe në Britani të Madhe.

Gjykata në qytetin verior të Boulogne-Sur-Mer ka dënuar Mohammad Baraeiechighaleshi me dy vjet në burg.

Avokati i tij tha të martën se 39 vjeçari po konsideron mundësinë e apelit.

Avokatja Marie-Alice Fasquelle-Leonetti tha që klienti, që shërben si një imam jashtë Rouenit, është një refugjat politik dhe kishte ndaluar përdorimin e e tyre kur e mësoi se për çka shërbejnë. 

Ndërkohë një mik i tiji, Mouhamed Uagui, u dënua me 18 muaj burg.

Vitin e kaluar emigrantët filluan të provojnë një rrugë të re për të shkuar në Britani, duke drejtuar anije të vogla gjatë kanalit anglez.

(Kosova Sot Online)