Që 35 vjet s’ka rrugë të asfaltuara, ky fshat në Podujevë po braktiset

  • 04 June 2019 - 20:25
Që 35 vjet s’ka rrugë të asfaltuara, ky fshat në Podujevë po braktiset

Rreth 5 kilometra rrugë që të qojnë në fshatin Metergoc të Podujevës, tash e 35 vjet kanë mbetur të paasfaltuara.

Mbi 100 banorë të këtij fshati, përballen me telashe të shumta, si pasojë e problemeve me këtë rrugë.

Ndonëse këta banorë herë pas here kishin marrë shume premtime nga komuna, se rruga do të asfaltohej, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. 

Premtimi i fundit ishte bërë në vitin 2017.

Me këtë gjendje, ata përballen çdo ditë, e vështirësi më të mëdha po kanë gjatë ditëve me mot të ligë.

Ndër hallet më të mëdha, sipas banorëve, është mbyllja e shkollës së fshatit para 7 vjetëve dhe braktisja nga banorët.

Në komunën e Podujevës kanë thënë se hallet e këtyre banorëve nuk do të përfundojnë as këtë vit.

Banorët thonë se në rast të mosrealizimit të premtimeve që kanë marrë, do të protestojnë para komunës së Podujevës.

(Kosova Sot Online)