Arabia Saudite po bashkon botën arabe kundër Irani, konflikti është afër

  • 04 June 2019 - 20:40
Arabia Saudite po bashkon botën arabe kundër Irani, konflikti është afër

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka arritur të bëjë në qytetin e shenjtë të Mekës atë që dukej e pabesueshme. Më shumë se 20 shtete arabe kanë arritur një qëndrim unanim rreth Iranit, shkruan CNN.

Kjo marrëveshje ka ardhur pas tensioneve të shtuara në Lindje të Mesme kohët e fundit në të cilat është e përfshirë edhe SHBA’ja.

21 vende të Lidhjes Arabe dhe gjashtë shtetet e Këshillit të Gjirit kanë kërkuar që Irani të ndalojë përzierjen në afera ndërkombëtare ndaj fqinjëve të tij dhe ka akuzuar Teheranin se po e prish paqen në Gjirin Persik.

Irani ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave duke i quajtur të pabaza dhe ka akuzuar menjëherë Arabinë Saudite se po promovon agjendë amerikane dhe zioniste.

Përkundër embargos të Arabisë Saudite ndaj Katarit, presioni amerikan ka bërë që një delegacion i Katarit të jetë i pranishëm në këtë samit. Por kryeministri i vendit Sheikh Abdullah bin Nasser al-Thani ishte i vetmi që nuk morri një përqafim, që është traditë arabe në takime, nga mbreti arab. 

Por gjithsesi Katari bashkëpunoi në arritjen e një marrëveshje.

“Pjesëmarrja jonë vjen nga përkrahja për të u bashkuar me punën arab dhe islamike për stabilitet dhe siguri të përbashkët”, tha kryeministri i Katarit.

Zhvillimet e ardhshme në Lindje të Mesme duhet që të bëhen me kujdes të shtuar pasi që konflikti duket që është më afër se kurrë.

(Kosova Sot Online)