Gjashtë persona lëndohen në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

  • 04 June 2019 - 20:41
Gjashtë persona lëndohen në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. 

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 14:30,  aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, segmenti rrugor në fshatin Kopiliq. Të përfshira kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

(Koosva Sot Online)