Hoxhë Rama: Rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin, ai nuk fle dhe nuk ha

  • 04 June 2019 - 21:13
Hoxhë Rama: Rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin, ai nuk fle dhe nuk ha

Hoxha Enes Rama ka folur për Zotin gjatë një interviste. Ai ka thënë se “rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin”.

Zoti “nuk fle dhe nuk ha”, është shprehur ai më tej. 

“Sido që të mendoni Zotin, ai del ndryshe. Domethënë imagjinata juaj kurrë nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa të dihet se si duket Zoti”, ka thënë Rama.

“Zotin nuk e ka parë asnjë pejgamber”, ka deklaruar hoxha. “Është e pamundshme të shihet”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)