US Navy pajiset me dronë nënujor, për kërkime deri në 3,350 metra thellësi

  • 04 June 2019 - 21:17
US Navy pajiset me dronë nënujor, për kërkime deri në 3,350 metra thellësi

Dronët nënujorë Orca që peshojnë 50 ton, që do të shfrytëzohen nga US Navy, janë ndër pajisjet më të sofistikuara të dizajnuara për forcat e marinës.

Kontrata 43 milion dollarëshe me Boeing, prasheh ndërtimin e katër dronëve të tillë, që janë pajisur me teknologji të avancuar dhe lëvizin pa pilot, në mënyrë që të kryejnë punime të ndryshme në thellësi të detit.

Nëse është e nevojshme, prej këtyre nëndetëseve do të hidhen edhe torpedo, ndërsa lëvizin në 3,350 metra thellësi, për të mbledhur të dhëna të ndryshme për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Përpos kërkimeve dhe mbledhjes së të dhënave, dronët do të eksplodojnë edhe minat nëpër tabanin e detit, që të hapin rrugë për lëvizjen e nëndetëseve.

Ndërtimin e tyre Boeing e ka bazuar në Echo Voyager dhe Echo Ranger, vetëm se kanë strategji dhe format tjetër të sistemit të lëvizjes dhe punës. 

Nga trupi i Orca, mund të dalin edhe dronë tjerë që do të shpërndahen në det, që të përfundojnë me sukses kërkimet dhe regjistrimet në të gjitha zonat.

Lëshimi në det, do të bëhet prej tokës, pasi shkaku i përmasave të mëdha, është e pamundur të lëshohen nëpër tubin e dedikuar për nëndetëset e zakonshme.

Image

(Kosova Sot Online)