“Shpërthen” ndaj Shpend Ahmetit: Kryehajn, mashtrues, dilenxhi...

  • 05 June 2019 - 07:36
“Shpërthen” ndaj Shpend Ahmetit: Kryehajn, mashtrues, dilenxhi...

Edhe pse erdhi në mandatin e tij të dytë në krye të Prishtinës, me plotë premtime për qytetarët, për të përmbushur të kaluara që kishte dështuar dhe vazhduar me projekte të reja, kryetari Shpend Ahmeti, sipas matjeve të opinionit publik por edhe akuzave që po i bëhen vazhdimisht nga subjektet politike opozitare në asamblenë komunale të Prishtinës, jo vetëm që nuk ka realizuar ndonjë projekt, por ai ka dështuar tërësisht të tregohet si Kryetar i Prishtinës dhe menaxher.

Ahmeti vazhdimisht akuzohet se ka degraduar kryeqytetin, ku sipas analistëve politikë komuna e Prishtinës është pozicionuar krejtësisht në shërbim të mafisë kriminale. Sipas analistit politik, Reshat Badallaj, Shpend Ahmeti nuk ka arritur të bëjë asgjë për Prishtinën, por vetëm për interesa të mafies që po e sundon kryeqytetin dhe për interesa personale.

Image

“Qytetarët e Prishtinës dhe përreth e kanë parë se janë të mashtruar dhe shumë të penduar se i kanë dhënë votën Shpend Ahmetit. Po ashtu, e kanë parë se premtimet e këtij matrapazi kanë dal të rreme dhe mashtrime që nuk u realizuan kurrë. Ky njeri në vend se të merret me hallet e qytetarëve dhe problemet e Prishtinës, papunësinë dhe shumëçka tjetër ky merret me facebook dhe me bandat mafioze duke shëtitur me avion privat dhe duke bërë sallamadi nëpër jahtet luksoze disa milionëshe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Kjo po e dëshmohet edhe nga qytetarët e e anketuar në rrugë, bile pa ngjyrime politike, se Shpend hajni as që interesohet për atë qe ja dha votën,por, ky tani pos që jua ka kthyer shpinën qytetarëve është duke u shëtitur vend e pa vend edhe në Bruksel ku merr para të majme për asgjë dhe se vetëm harxhon buxhetin e vendit”.

Sipas Badallajt, nga frika që i ka hyrë në palcë se banda e tij do të humbë në zgjedhjet e radhës, mundohet t´i ulet çdo kujt në prehër që të mos e lëshoj pushtetin se nuk do të ketë rast më të merret me hajni.

“Ky dilinxhi do mbahet mend se si i mashtroi votuesit, do mbahet mend për hajni,do mbahet mend për tradhti që i zu pritë Albin Kurtit, që deri dje bënte be dhe rrihte gjoks për të. Do mbahet mend se si u lidh me bandën serbiane DEVOLLI dhe jepte leje ndërtimi dhe toka në zemër të Prishtinës të gjithë atyre bandave që ia lagnin fytin dhe me para me thasë”,tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Badallaj, për ta larguar këtë bandë që po shkatërron kryeqytetin, dhe përtej që e kanë kapur së bashku shtetin me klanin Pronto, duhet ndryshim i domosdoshëm.

“Po e them këtë sepse hallkat zinxhirore të kësaj bande mafioze ku është në këtë vorbull edhe Shpend hajni nuk kanë të ndalur dhe po shihet se ky krye hajn Shpend jahti u ngjit shumë shpejt në maja vetëm me hajni dhe ndihmë dhe përkrahjen e bandave të rrezikshme si ajo Devolli dhe nga klanet mafioze”, ka thënë Badallaj në një prononcim për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)