Akuza e rëndë: Në Prishtinë mund të merren leje ndërtimore vetëm nga mafia kriminale!

  • 05 June 2019 - 07:44
 Akuza e rëndë: Në Prishtinë mund të merren leje ndërtimore vetëm nga mafia kriminale!

Afera e përgjimeve e zbuluar së fundi në media, e ku temë kryesorë është ndërtimi i Spitalit Amerikan në Prishtinë dhe fajdetë e dhëna, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. E lidhur me këtë temë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

Ai hedhë akuza të rënda, duke thënë se lejet e ndërtimit të Spitalit Amerikan në Prishtinë, dhe atij në Tiranë janë marrë në bazë të lidhjeve me krimin e organizuar.

Image

 

“Shikuar kronologjinë e të gjitha zhvillimeve nga video përgjimi i fajdeve, pronësia e objektit të spitalit dhe abuzimit me pacientët në ditët e sotme, vërtetohen dy gjëra; e para, se në komunën e Prishtinës mund të ndërtohet dhe merren leje ndërtimore vetëm nga mafia kriminale e nëntokës që shkelin ligje dhe nuk respektojnë rregulla, dhe e dyta, të abuzimit dhe shpërdorimet të mjekëve me pacientët. Shikuar nga fillimi deri në fund, kemi të bëjmë me ndërlidhje të situatave dhe bashkërendim të nëntokës kriminale, mafio-politikës dhe mjekëve të inkriminuar nën petkun e "mantelit të bardhë" nën betimin e "hipokritit",theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online” .

Ai ka pohuar se mjegullimi i qëllimshëm i çështjes së pronësisë së dhënies së lejes ndërtimore, e bënë të pa qartë pronarin e vërtetë të Spitalit Amerikan.

“Derisa aspekti tjetër akoma më i dhimbshëm për qytetarët, përkatësisht për pacientët kosovar është fakti i bashkëpunimit të mjekëve specialistë në QKUK me "spitalin amerikan", të cilët për shërbime të njëjta i dërgojnë pacientët në spitalin e sipër cekur. Pra, këtu kemi të bëjmë me lidhje zinxhirore kriminale të mafio-politikës, nëntokës kriminale dhe mjekëve të inkriminuar dhe hipokrit. Dallimi mes "Spitalit Amerikan" dhe QKUK-se ekziston në formë dhe në përmbajtje, në çmime dhe shërbime, por jo edhe aq në strukturën mjekësore, pasi që pothuajse i gjithë stafi i mjekëve janë vendor, pronari spitalit vendor, pasi vetëm emrin e bartë "Spitali Amerikan" pa asnjë mjek apo infermier amerikan. Pas këtij emërtimi famoz fshihen bandat kriminale dhe zhvatin dhe bëjnë biznese me pacientët kosovar”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)