Gjuha që foli profeti Isa: Ky është vendi i fundit në botë ku po flitet

  • 05 June 2019 - 08:53
Gjuha që foli profeti Isa: Ky është vendi i fundit në botë ku po flitet

I kërrusur mbi një libër të hollë, George Zaarour përdor një xham zmadhues për të zbërthyer shkrimet në gjuhën aramaike, gjuha biblike që të gjithë pajtohen se është folur nga Isai (Jezusi).

62-vjeçari është nga të fundit persona që e njeh gjuhën e lashtë që flitet në një territor të Sirisë, për më shumë se 2000 vite.

Është fjala për fshatin Maalula, një nga djepet e krishterimit.

Në këtë fshat malor, gjuha aramaike dikur flitej pa problem, duke u transmetuar gjeneratë pas gjenerate.

Tani, shumë pak e flasin.

“Gjuha Aramaike është në rrezik,” thotë Zaarour.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu, gjuha do të zhduket pas 10 vitesh.

Zaarour mbledh libra dhe enciklopedi në gjuhën e rrallë në dyqanin e tij të vogël ku shet gjithçka, duke filluar nga ikonat fetare e deri te produktet shtëpiake.

Tërë ditën, ai e kalon duke studiuar dhe përkthyer gjuhët e lashta hebraike.

Sot, 80 % e banorëve të Maalulas nuk e flasin fare aramaishten, dhe 20% i mbetur janë më të vjetër se 60 vjeç.

Pelegrinë nga e mbarë bota dikur vizitonin fshatin për të parë ndërtesat fetare dhe për të dëgjuar gjuhën që dikur flitej nga profeti Isa.

Por lufta civile e cila nisi në 2011-tën ka ndryshuar gjithçka.

Rebelët e lidhur me grupet ekstremiste kanë pushtuar Maalula-n në vitin in late 2013, duke shkaktuar largimin e një pjese të madhe të popullsisë.

Forcat e regjimit e rimorën atë në vitin 2014, gjashtë muaj pas pushtimit të kryengritësve.

Por vetëm një e treta e banorëve kanë mbetur.

‘Njerëzit e fundit në tokë’

Shumë nga banorët e Maalulës kanë gjetur strehim në rrethinat e Damaskut, që gjendet 55 kilometra larg vendit.

“Brezi i luftës ka lindur jashtë Maalulës, në Damask ose në zona të tjera, dhe ata kanë mësuar arabisht”, tha Zaarour.

Si autor i rreth 30 librave në gjuhën aramaike dhe si shkrues i historisë së saj, Zaarour është i njohur në qarqet akademike siriane.

Ai mbikëqyr rregullisht disertacionet e studentëve në Damask.

Në vitin 2006, ai ndihmoi në ngritjen e një qendre në Maalula për të mësuar gjuhën aramaike, por ajo u mbyll pas shpërthimit të luftës.

“Për më shumë se 2,000 vjet, ne kemi mbajtur gjuhën e Krishtit, tha ai, duke shtuar se ata janë “njerëzit e fundit në tokë që kanë nderin ta zotëronin atë.”

Maalula, që do të thotë “hyrje” në gjuhën aramaike, është fshati që dikur ishtë më popullori në rrethin e Damaskut.

Në verilindje të vendit flitet gjuha siriake, e cila rrjedh nga aramaishtja, gjithashtu është folur.

Dialekte të tjerë aramaike që kanë evoluar nga versioni origjinal historik i gjuhës përdoren gjithashtu në të gjithë Lindjen e Mesme sot, veçanërisht në Turqi dhe Irakun e veriut, sipas Jean-Baptiste Yon, një specialist i gjuhës së lashtë.

‘Nga babai te i biri’

Në Maalula sot, shumica dërrmuese e shtëpive janë bosh, dhe vetëm zogjtë e thyejnë monotoninë e qetësisë.

Fshati ka shpëtuar më mirë se pjesët e tjera të Sirisë, por nuk është kursyer megjithatë.

Disa kisha dhe manastire u plaçkitën ose u dëmtuan nga zjarri i artilerisë dhe ikonat fetare u shkatërruan apo u vodhën.

Për të siguruar që gjuha e tyre e lashtë mbijeton, nxënësit e kanë çdo ditë orë mësimi në gjuhën aramaike.

Në një klasë me mure të bardha dhe rozë, fëmijët e moshave 5-6 vjeç qëndrojnë prapa tavolinave të drurit duke recituar poema aramaike, nën syrin vigjilent të mësueses së tyre, Antoinette Mokh.

“Aramaishtja në Maalula është e trashëguar nga brezi në brez, nga babai tek i biri… Është gjuha e shtëpisë,” thtë ajo.

“Por këta fëmijë lindën jashtë Maalulës gjatë viteve të mërgimit”.

Në moshën 64-vjeçare, ajo ka dhënë mësim për më shumë se një çerek shekulli.

Megjithatë, thotë se nuk dëshiron të dalë në pension, pasi për punën e saj nuk ka zëvendësim.

(Kosova Sot Online(