Gjermania po kërkon 45,000 shoferë kamionësh

  • 05 June 2019 - 08:54
Gjermania po kërkon 45,000 shoferë kamionësh

Televizioni gjerman, ZDF ka raportuar që po ka mungesë të qindra vozitësve të kamionëve dhe kjo mund të shpie në mungesë të artikujve nëpër raftet e supermarketeve.

Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë, kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45 mijë deri në 60 mijë vozitës kamionësh, dhe zëdhënësi i tyre ka paralajmëruar që ata janë “afër kolapsit” shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.

Ky lloj pune nuk po është tërheqës shkaku i pagave dhe kushteve të këqija te punës, dhe kjo ka shtyrë përfaqësuesit e kësaj fushe për të premtuar se do t’i përmirësojnë ato.

Ata gjithashtu duan që të marrin më shumë gra mes vozitësve profesionistë  për momentin, pasi që vetëm 1.7 përqind e vozitësve të kamionëve në Gjermani janë gra.

(Kosova Sot Online)