Pal Lekaj i reagon Daçiqit rreth shkrimit në bankënotën e dollarit

  • 05 June 2019 - 09:51
Pal Lekaj i reagon Daçiqit rreth shkrimit në bankënotën e dollarit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar ndaj Ivica Daçiqit për fushatën e këtij të fundit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Përmes një komunikatë për media Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Pal Lekaj ka shkruar se “Udhëheqja e Serbisë si domate e Serrave”

Pal Lekaj është shprehur se udhëheqja e Serbisë po vazhdon të jetë e njëjta duke I future hundët në secilin vend Sovran të rajonit.

“Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm”

Lekaj ia ka përkujtuar Daçiqit se dollari që ai ka përdorur për të shkruar parulla kundër Kosovës, është bankënotë e Amerikës e cila bashkë me UÇK-në ia kanë shuar ëndrrat Daçiqit e Vuçiqit.

“Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë.

(Kosova Sot Online)