Shtohen akuzat: Ja cila është historia e lejes ndërtimore të Spitalit Amerikan!

  • 05 June 2019 - 10:14
Shtohen akuzat: Ja cila është historia e lejes ndërtimore të Spitalit Amerikan!

Pas shpërthimit të aferës në Prishtinë rreth ndërtimit të Spitalit Amerikan të përcjellë me milionat e fajdeve dhe blerjen e lejes së ndërtimit, analistët politikë vlerësojnë se gjeneza e lejes ndërtimore të këtij spitali si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, është e lidhur me krimin e organizuar.

Kjo për faktin se sipas analistëve, përderisa në video përgjimet e Faton Dalladakut shihet se si kërkohen përmes sekserëve para për leje ndërtimore, siç thuhet nga Kadri Veseli, i cili spital është objekt i Ekrem Llukës, i njëjti spital (spitali amerikan) në Tiranë ka thelluar skandalin atje me zaptimin e territorit të Spitalit të Traumës, Spitali Ushtarak.

Image

 

Prandaj, sipas analistëve tani mbetet një pikëpyetje e madhe se a do ta zbardhet se kush qëndron prapa këtij spitali dhe si iu dha shfrytëzimi I tokës së Komunës në mënyre joligjore në Prishtine, si u dhanë para të mëdha për leje ndërtimore të këtij objekti.

Historia e këtij spitali nisi më 31 dhjetor të vitit 2005, kur doktori Fatmir Dalladaku kishte nënshkruar kontratë me Komunën e Prishtinës për marrje në shfrytëzim të tokës prej 15 000 metrash katrorë në afërsi të QKUK-së, kurse leja ishte nënshkruar nga Sami Hamiti, derisa më vonë ish kryeministri Agim Çeku, më 3 tetor të vitit 2008 kishte marr vendi që asnjë spital privat të mos ndërtohej në afërsi të QKUK-së, i cili vendimi i Çekut u përkrah edhe nga Hashim Thaçi, pasardhësi i tij në krye të Qeverisë, me 12 qershor të vitit 2008, por I cili vendim u ndryshua më 25 qershor të vitit 2009 për motive që nuk dihen, por Thaçi i kishte rënë pishman dhe vendosi të shfuqizojë vendimin e Çekut të marrë më 2007 dhe vendimin e tij të marrë më 2008.

Krejt në fund ishte Shpend Ahmeti ai që ka lejuar që ky spital të filloj punën në 2015-ten, kur Shpendi ishte kryetar i Prishtinës.

Sipas analistëve të gjitha këto fakte e argumente flasin se në komunën e Prishtinës mund të ndërtohet dhe të merren leje ndërtimore vetëm nga mafia kriminale e nëntokës, edhe pse i shkelin ligjet me të dyja këmbët.

Të gjitha këto zhvillime, analisti politik, Reshat Badallaj i sheh si projekt kriminal të mafisë së organizuar.

“Është e pamundur të mos qëndrojnë prapa këtij skandali mafia e nëntokës kriminale dhe sidomos ata të majave të shtetit. Kjo bandë mafioze është e lidhur shumë ngushtë edhe me kanalet tjera andej Drinit. Mirëpo, nuk ka qare pa u zbardhur herëdo kurdo. Është kot tani që këta banditë me çdo kusht mundohen të heshtin dhe t´ia humbin gjurmët, kjo tani u zbulua dhe nuk ka të ndalur. Kjo sëmundje e korrupsionit dhe hajnisë ka ndodhur dhe është duke ndodhur edhe në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës dhe shikoni se si u dhanë tokat, lejet e ndërtimit dhe kujt dhe pse”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë së në një krim të tillë janë përfshirë të gjitha partitë politike, sipas Badallajt nuk ka vepruar as Prokuroria.

“Mu për këtë prokuroria me vite të tera ka heshtur dhe kjo bandë mafioze pastaj ka bërë kontrata për interesat e tyre duke mos respektuar as ligje dhe as shtet. Nuk respektuar edhe vendimet që ishin marr më herët sepse e panë se nuk i konvenonte dhe pastaj e ndryshuan dhe e bënë sipas qejfit të tyre që në emër të spitalit të vidhet djersa e taksapaguesve. Dhe, shikoni si e futën në lojë Shpend hajnin duke e ditur se nuk do të kenë pengesa te ky mashtrues se Shpend Ahmeti e ka në gjak hajnin. Dhe, qe një kohë të gjatë është parë se në Prishtinë dhe përreth leje ndërtimi dhe shumëçka tjetër që u shkojnë për shtatit mund të marrin vetëm krye mafiozët e kanaleve të nëntokës kriminale, sidomos ata të majave të shtetit” , përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)