Përfaqësuesit e Srpskas në Berlin, takohen me këshilltarin e Angela Merkelit

  • 05 June 2019 - 11:07
Përfaqësuesit e Srpskas në Berlin, takohen me këshilltarin e Angela Merkelit

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të prirë nga Goran Rakiq kanë udhëtuar për një vizitë dy ditore në Berlin, ku do të takohen me këshilltarin e kancelares gjermane, Matthias Lüttenberg, me të cilin do të flasin për problemet me të cilat përballen serbët e Kosovës.

Ndër të tjera ata do të takohen edhe me Chrstian Hellbach, dhe me deputetët e Bundestagut, Filip Juratovic dhe Thilo Sarazin.

“një delegacion me përfaqësues të serbëve të Kosovë kanë shkuar në Berlin, ku do të takohen për dy ditë me përfaqësues të qeverisë dhe paralmentit gjerman. Përveç tjerash ata do të takohen me këshilltarin e kancelares Merkel, z.Lutenberg, dhe takime të veçanta me z. Helbach, dhe z. Juratovic. Atje kanë udhëtuar kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetari i Shtërpcës, Brastislav Nikolic, zv.kryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic dhe Sasha Milosavljevic”, thuhet në njoftimin ë lëshuar nga Lista Serbe.

Ata thonë se një vizitë e tillë e përfaqësuesve të serbëve të Kosovë, do të jetë një mundësi e mirë për të treguar problemet si dhe situatën aktuale politike në Kosovë.

Në Berlin po qëndrojnë edhe përfaqësues të shumta ta partive shqiptare, të cilët kanë zhvilluar takime të ndryshme me zyrtarë të lartë të qeverise gjermane dhe deputet të Bundestagut.

(Kosova Sot Online)