Kosova vlerësohet dobët për lirinë e mediave

  • 05 June 2019 - 11:36
Kosova vlerësohet dobët për lirinë e mediave

Organizata Freedom House, në raportin e saj për vitin 2019 e ka vlerësuar lirinë e mediave në Kosovë me dy pikë, ku zero pikë është vlerësimi më i ulët ndërsa katër pikë është përfaqëson shkallën më të lartë të lirisë.

As vendet tjera të Ballkanit Perëndimor nuk qëndrojnë më mirë – edhe Shqipëria u vlerësua me dy pikë – përderisa Freedom House thekson se liria e mediave gjatë dekadës së fundit po përkeqësohet në mbarë botën.

Në raportin e saj thuhet se në sistmet demokratike, sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Sipas të dhënave të Freedom House, udhëheqësit autoritar kanë gjetur forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare në veçanti në Europë, Azi dhe Lindje të Mesme.

Image

 

(Kosova Sot Online)