U rrahën për Bajram në Pejë, theret rëndë një person- lëndohet një tjetër

  • 05 June 2019 - 11:37
U rrahën për Bajram në Pejë, theret rëndë një person- lëndohet një tjetër

Gjatë ditës së djeshme në Pejë ka ndodhur rrahje mes disa personave, njëri prej tyre ka mbetur i therur me thikë, njofton policia. Po ashtu një tjetër ka marrë lendime nga shkopi i metalit, të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën. Për këtë rast policia ka arrestuar një person.

Njoftimi i plotë:

Pejë 04.06.2019 – 16:00. Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar ndërsa viktimën tjetër mashkull K/shqiptar e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)