Forcat ajrore ruse ngucin forcat ajrore amerikane mbi Detin Mesdhe

  • 05 June 2019 - 12:18
Forcat ajrore ruse ngucin forcat ajrore amerikane mbi Detin Mesdhe

Një avion luftarak rus i ka ndërprerë një avionit amerikan rrugën derisa po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe. Kjo ka ndodhur tri herë gjatë ditës së djeshme, sipas Flotës së Gjashtë Amerikane.

“Më 4 qershor 2019, dita e Bajramit, P-8A Poseidoni amerikan po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe kur iu ndërpre rruga nga një aeroplan rus SU-35 tri herë për 175 minuta,” ka thënë në deklaratë Flota e Gjashtë

Ndërprerja e dytë nga tri të tjera “ishte përcaktuar si e pasigurt” shkaku se avioni rus “po fluturonte tepër shpejtë duke kaluar direkt para avionit amerikan” dhe kjo e kishte vënë në rrezik jetën e pilotëve.

Avionët amerikanë po i përmbaheshin standardeve ndërkombëtare dhe “nuk provokuan këtë aktivitet rus”, vazhdon më tej deklarata.

(Kosova Sot Online)