Historia e vërtetë: Prapaskenat “katastrofike” të Hyrremit për të afruar Haremin me sulltanin

  • 05 June 2019 - 14:16
Historia e vërtetë: Prapaskenat “katastrofike” të Hyrremit për të afruar Haremin me sulltanin

Pallati i Topkapit, pranë ngushticës së Bosforit, është dëshmi e lavdive më të mëdha por edhe tragjedive po të tilla, në historinë e Perandorisë Osmane. Aktualisht ai është një muze, por më pak se 100 vjet më parë, ishte rezidenca e një sulltani, haremit, dhe shumë prej shoqëruesve të tij. Pallati u ndërtua në Stamboll gjatë viteve 1466-1478, nga Sulltan Mehmeti II.

Tre rezidencat e sulltanit
Fillimisht në pallat banonin rreth 700-800 njerëz, por përgjatë shekujve numri i tyre u rrit në 5.000 persona. Pallati ka tre pjesë kryesore: Pallati i Vjetër, Pallati i Ri, dhe Pallati Jilldiz. Ajo që njihet si Topkapi është Pallati i Ri. Pallati i Vjetër, ishte ndërtimi i parë në qytetin e sapo pushtuar.

Ai u dëmtua nga një zjarr në vitin 1514, dhe pas asaj ngjarje shumica e njerëzve shkuan të jetojnë në Pallatin e Ri. I vjetri u restaurua dhe u rindërtua pjesërisht, por zjarri e shkatërroi edhe një herë gjatë sundimit të sulltanit Abdylaziz, i cili sundoi gjatë viteve 1861-1876.

Këtë herë, në vend të pallatit u ngrit rezidenca e komandantit të përgjithshëm.
Sot, ajo godinë përbën një pjesë të Universitetit të Stambollit. Ndërtimi i Pallatit të Ri, nisi nga Mehmeti II, dhe ishte shumë më luksoz. Rezidenca e dominonte peizazhin përreth, dhe përmbante ndërtesa shtetërore, pavionet e kënaqësisë, banjot turke, punishtet e ndryshme, kuzhinat, lagjet rezidenciale etj.

E gjithë jeta private dhe politike e sulltanit, ishte e përqendruar në këtë vend. Udhëheqësi takohej aty me këshilltarët e tij, kremtonte betejat që kishin futuar ushtarët e tij, dhe bënte plane strategjike. Me kalimin e kohës, ai u shndërrua ndërkohë në një qendër e jetës familjare dhe kulturës lokale.

Në shekullin e 18-të, në zonën e Beshiktashit në Stamboll, u ndërtua një pallat i ri. Ishte një pallat veror, për sulltan Selimin III (1789 – 1807). Sulltan Mahmudi II (1808-1839), që kishte dëshirë të dilte jashtë oborrit të mbipopulluar me njerëz, kaloi shumë kohë në këtë pallat. Pallati Jilldiz, ishte një oaz i vërtetë për sundimtarin, një vend ku ai mund të pushonte edhe pa u largua nga kryeqyteti. Megjithatë, kjo ide u ndryshua nga sulltani Abdylhamiti II, i cili e vendosi atje të gjithë oborrin e tij.

Zemra e Haremit
Haremi, ishte një shtëpi për qindra gra dhe fëmijët e tyre. Ai ishte edhe vendi ku jetonin princat, derisa mbushnin 16 vjeç. Gratë e haremëve osmanë, merrnin arsimimin më të mirë, dhe punonin për të menaxhuar financat e pallatit. Emri “Harem”’ do të thotë në arabisht “i ndaluar”.

Shumica e njerëzve, nuk mund të hynin në atë hapësirë. Fillimisht, haremi ishte i ndarë nga pallati i sulltanit. Situata ndryshoi kur një grua e bukur dhe inteligjente, vodhi zemrën e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

Ajo lindi në territorin e kontrolluar nga Mbretëria e Polonisë, dhe quhej Aleksandra, por sulltani e quajti atë Hyrrem (E dërguar). Ajo ishte e krishterë, dhe donte të krijonte një marrëdhënie të vërtetë me sulltanin, por për të arritur synimin, kishte nevojë edhe për pak fat.

Sikurse shkruan në librin e tij Endrju Kolt: “Kur një zjarr shkaktoi dëme të mëdha në Pallatin e Vjetër, ajo shfrytëzoi rastin për të kërkuar leje që të jetonte në Pallatin e Ri – i njohur nga ne si Topkapi – qendra e jetës politike dhe oborri i sulltanit, ku ai kishte gjithashtu një apartament.
Ajo mori me vete një turmë eunukësh, të zinj dhe të bardhë, dhe shërbëtorët; dhe pasi u vendos, qëndroi gjatë gjithë kohës. Haremi dhe shteti nuk ishin më të ndarë; pasojat e kësaj ishin katastrofike”.

Qendra e pushtetit në Harem, ndodhej në apartamentet e Valides së sulltanit. Valideja, ishte Nëna Mbretëresha, dhe ajo ishte zonja e parë e Haremit Perandorak Osman. Gruaja që drejtonte haremin, mund të ishte nëna ose gruaja e një sulltani. Validja e parë e madhe ishte Sulltanesha Hyrrem, por është e nevojshme të përmenden edhe gra si Sulltanesha Nurbanu, bashkëshortja e Selimit II dhe Sulltanesha Kosem, gruaja e sulltan Ahmetit I. Të gjitha këto gra ishin të plotfuqishme, dhe kishin aftësi që i mundësuan shumëfishimin e të ardhurave të krijuara nga haremi.

Qendra e pushtetit në Harem, ndodhej në apartamentet e Valides së sulltanit. Valideja, ishte Nëna Mbretëresha, dhe ajo ishte zonja e parë e Haremit Perandorak Osman. Gruaja që drejtonte haremin, mund të ishte nëna ose gruaja e një sulltani. Validja e parë e madhe ishte Sulltanesha Hyrrem, por është e nevojshme të përmenden edhe gra si Sulltanesha Nurbanu, bashkëshortja e Selimit II dhe Sulltanesha Kosem, gruaja e sulltan Ahmetit I. Të gjitha këto gra ishin të plotfuqishme, dhe kishin aftësi që i mundësuan shumëfishimin e të ardhurave të krijuara nga haremi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)