Ja kush e thotë se 30 korriku është dita “D” për PTK-në

  • 05 June 2019 - 15:10
Ja kush e thotë se 30 korriku është dita “D” për PTK-në

“Unë uroj dhe shpresoj që me 30 korrik do të merret një vendim i drejtë për të shpëtuar PTK-në dhe me të vërtetë të ç’kapet Telekomi i Kosovës nga kjo kontratë me Z- Mobile që i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”

Kanë mbetur vetëm edhe një muaj e tre javë të plota deri në skadimin e Kontratës korruptive në mes të Telekomit të Kosovës- PTK-së dhe Z- Mobile, kur duhet të vendoset nëse kjo kontratë do të ndërpritet për të mos u vazhduar më, për të shpëtuar PTK-në nga falimentimi, ose të ndodhë e kundërta, të vazhdohet kontrata dhe të varroset përfundimisht ekzistenca e PTK-së. Ekspertët e fushës së Ekonomisë, duke analizuar me një logjikë të shëndosh, bazuar në të gjitha diskutimet dhe raportimet e deritanishme, aq sa kanë qenë të pjesshme por shumë të argumentuara që tregojnë se kontrata me Z- Mobile po e shkatërron PTK-në si një sëmundje kancerogjene nga brenda, kërkojnë që kjo kontratë të merr fund me 30 korrik dhe PTK-ja ti kthehet vetvetes. Kjo ndërprerje, sipas ekspertit Dardan Grapci, duhet të ndodhë pasi që krejt barra e funksionimit të Z- Mobile shkon në dëm të PTK-së, duke u plaçkitur pa mëshirshëm resurset e të gjitha shërbimeve të PTK-së sepse për të funksionuar Z- mobile si operator i dytë, që nuk është i tillë, shërbehet me rrjetin e PTK-së ndërsa tërë fitimi i shkon Z-Mobile. Për këtë pasojë janë regjistruar rreth 110 milion € humbje për këto vite nga operimi brenda rrjetit të Vala nga Z-Mobile.

Image

“Unë uroj dhe shpresoj që me 30 korrik do të merret një vendim i drejtë për të shpëtuar PTK-në dhe me të vërtetë të ç’kapet Telekomi i Kosovës nga kjo kontratë me Z- Mobile që i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. Grapci thotë se me ndërprerjen e kësaj kontrate do të duhej që me automatizëm të vepron drejtësia në mënyrë që edhe dëmi i shkaktuar deri më tash kundrejt PTK-së nga Z- Mobile të kompensohet me vendim gjykate. “Shpresoj që drejtësia të funksionoj sipas ligjit, ku kompania Z-MOBILE, t’ia rikthej paratë që ia kanë marr Telekomit të Kosovës dhe të kërkoj falje publikisht për degradimin dhe tentim shkatërrimin e PTK-s. Unë si qytetar por edhe si ekspert i I bëjë apel Telekomit të Kosovës që mos ta vazhdojnë më tutje kontratën me Z-MOBILE, por le të funksionojnë të pa varur nëse dëshirojnë që të rikthehen në vija normale siç kanë qenë thuajse gati për 10 vite”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Sipas Dardan Grapci, kufiri i datës 30 korrik dhe 1 Gusht, sipas grapcat, do të jetë edhe kufiri i jetës apo vdekjes së PTK-së. “Nëse ndodhë vazhdimi i kontratës me Z-MOBILE, lirisht mund të them që PTK-ja deri në vitin e ardhshëm s’do të mundë të mbijetoj, kur do të përfundoj e mbyllur në dry, punëtorët do të mbesin pa pune, kurse Z-MOBILE do të punoj dhe do të jetë operator kryesor me një buzëqeshje të lehtë e fitimtare edhe ndaj shtetit edhe ndaj drejtësisë”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)