Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi

  • 05 June 2019 - 15:19
Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi

Gazmend Halilaj, avokati që e denoncoi rastin e abuzimit seksual me nxënësen nga Drenasi, sot është liruar nga arresti shtëpiak.

Atij i ka mbetur vetëm masa e paraqitjes në Polici që sipas tij ka qenë kërkesë e tyre me qëllim që t’i tregojnë Prokurorisë se janë për bashkëpunim.

 Vendimin për heqjen e kësaj mase, Halilaj e ka marrë nga Gjykata e Apelit.

Para një muaji edhe profesori Shkëlzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli ishin liruar në arrest shtëpiak.

(Kosova Sot Online)