Në Gjermani rikonfirmohet se s’ka ndryshim të kufijve

  • 05 June 2019 - 15:29
Në Gjermani rikonfirmohet se s’ka ndryshim të kufijve

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme udhëton për në Berlin. Aty ku nesër do ta zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. E nga ky takim, qeveria Haradinaj prej që të rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj. “Takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane Merkel përfundimisht përcakton dhe rikonfirmon fuqishëm se s’ka ndryshim të kufijëve. Poashtu nesër rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai tutje ka deklaruar se taksa nuk hiqet pa njohje. 

(Kosova Sot Online)