India anulon kërkimet për pesë alpinistët e ngujuar në Himalaje

  • 05 June 2019 - 16:11
India anulon kërkimet për pesë alpinistët e ngujuar në Himalaje

Autoritetet indiane janë detyruar t’i ndërpresin operacionet e kërkimit të pesë alpinistëve të bllokuar në Himalaje, të cilët besohet se kanë vdekur pasi janë zënë nga një ortek i madh bore në masivin malor më të lartë në botë.

Helikopterët ushtarakë u nisën në agim nga Utarakhandi në përpjekje për t’i tërhequr trupat e alpinistëve, por operacioni u ndërpre për shkak të erëra të fuqishme, të cilat e bënë të pamundur lëshimin e helikopterëve afër vendit ku janë parë trupat e tyre.

Tetë ngjitësit, katër nga Britania e Madhe, dy nga Shtetet e Bashkuara, dhe dy nga Australia dhe India u raportuan të zhdukur të premten e kaluar pasi dështuan të kthehen në kampin e tre afër Nanda Devit, majës së dytë më të lartë në Indi.

Për gjetjen e tyre ishte nisur një mision i kërkimit të hënën pasi trupat e pesë alpinistëve u panë të mbuluar pjesërisht me borë nga pilotët e forcave ajrore të Indisë. Statusi i tre aplinistëv të tjerë nuk dihet ende, ndonëse zyrtarët kanë thënë se gjasat për mbijetesë janë tepër të vogla.

Parashikimi i motit në momenin e nisjes së fluturimit ishte pozitiv, por gjithçka ndryshoi kur pilotët arritën në 5000 metra lartësi mbidetare. Një zyrtar tha se pesë trupat e alpinistëve tashmë janë të rrethuar me akull, gjë që e bën edhe më të vështirë nxjerrjen e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton.

(Kosova Sot Online)