Berisha tregon katër hapa për integrim të Kosovës në BE

  • 05 June 2019 - 16:34
Berisha tregon katër hapa për integrim të Kosovës në BE

 

Zëvendësministri Anton Berisha ka deklaruar se vizita e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin dhe takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel është e një rëndësie të vecantë për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Këto komente Berisha i ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, ideja e Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar zhvillimet negative në këtë pjesë të Evropës është një mundësi e cila duhet shfrytëzuar.

Zëvendësministri tutje ka bërë të ditur se sipas tij Franca dhe Gjermania do të duhej të jenë shtytës të një projekti për rajonin tonë si mundësi për integrim në BE përmes disa hapave.

Fillimisht, ai ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën, respektimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, hapja e kapitujve për negocim me BE-në, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Bosnjën. Në fund, Berisha ka thënë se do të duhej të ketë një datë të saktë për integrim të të gjithë rajonit në BE.

“Franca dhe Gjermania do te mund te ndikonin që një pako ekonomike-financiare për rajonin, te përafronin rajonin ne standardet e BE-se, kur dihet se sipas vlerësimeve te Bankës Botërore, për një gji te tille rajonit i duhen 5 deri ne 6 dekada. Është e natyrshme qe Franca dhe Gjermania ndjekin edhe interesat e tyre shteterore, prandaj çdo kontakt me perfaqesuesit e ketyre shteteve eshte ndihmues per ne.

Ajo çfare tash me dihet, delagacioni yne do te rikonfirmoj besimin e kthyer dhe gatitshmerine e bashkepunimit konform standarteve integruese qe insiston gjermania.

Kushtet e lartpermendura do te vlejne edhe per shtetet tjera, duke perfshire edhe Serbine. Ajo duhet te lirohet prej zhagitjes permes temave qe tash jane mbyllur: shkembimi i territoreve, kushtezimi i dialogut me taksen”, ka shkruar ai.

Sipas Berishës kjo vizitë e kryeministrit do të dëshmojë se Kosova është palë konstruktive dhe po i kryen detyrat e përgjegjësitë e saj rajonale e evropiane.

(Kosova Sot Online)