Thaçi s’e pret Parisin shkon në Bratisllavë për të biseduar me Vuçiqin

  • 05 June 2019 - 17:24
Thaçi s’e pret Parisin shkon në Bratisllavë për të biseduar me Vuçiqin

Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Presidenti Thaçi nesër udhëton për Sllovaki, ku do të merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Në këtë konferencë Thaçi do të merr pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë panel do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

(Kosova Sot Online)